Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, më datë 17 dhjetor 2024, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, u prit nga Shefi i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer. Siç njofton FSK përmes një postimi në Facebook, gjatë kësaj vizite Gjeneral Jashari, u prit në…
Lajme
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, më datë 17 dhjetor 2024, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, u prit nga Shefi i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.
Siç njofton FSK përmes një postimi në Facebook, gjatë kësaj vizite Gjeneral Jashari, u prit në takim bilateral nga Gjeneral Breuer ku u diskutua mbi sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve.
“Me këtë rast Gjeneral Jashari dhe homologu i tij gjerman nënshkruan Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë në mes të dy Ministrive të Mbrojtjes. Marrëveshja në fjalë siguron përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në në mbështetje të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare. Marrëveshja gjithashtu detajon fushat e bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura duke u fokusuar në stërvitje, trajnime, pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare, mbështetje teknike dhe logjistike si dhe shumë fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
FSK njofton se marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë tejet të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Gjermania do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.
Postimi i plotë në Facebook: