Kosova bën që të thyhet rekordi i shitjes së biletave në Maqedoninë Veriore

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të jetë kundërshtari i radhës për Maqedoninë Veriore.

Sport

06/03/2020 16:08

Në ‘Tose Poroeski Arena’, më 26 mars, Dardanët do të synojnë fitoren, për të vazhduar ëndrrën për kualifikimin në Euro 2020.

Para kësaj ndeshje, federata maqedonase e futbollit ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat, përcjell lajmi.net.

Duke pasur parasysh se kapaciteti i ‘Tose Proeski Arena’ është 36460 ulëse, atëherë kjo do të thotë se është vendosur rekord i ri në Maqedoninë Veriore.

Ndeshja që ka pasur numrin më të madh të tifozëve të pranishëm në një ndeshje të kombëtares së Maqedonisë ishte ajo e luajtur kundër Spanjës, e cila luhej me rastin e 100 vjetorit të kombëtares, e ku të pranishëm ishin 30 mijë tifozë, në ‘Philip II Arena’.

Ndeshja me Spanjën si kampione e Evropës luhej më 12 gusht të vitit 2009. Kështu, rekordi do të thyhet pas 11 viteve, me kombëtaren e Kosovës që do të gëzojë interesim më të madh.

E vetmja gjë që mund ta ndal këtë rekord është Coronavirusi, që mund të bëjë që ndeshja të luhet pa tifozë. /Lajmi.net/