Kosova bëhet me Qeveri fuqiplotë – Kuvendi e jetëson “Kurti 3”

Kosova nga sot do të ketë një Qeveri fuqiplotë në pushtet, me kryeministër Albin Kurti. Pas një viti, Kosova më nuk do të ketë Qeveri në detyrë, transemton lajmi.net. Kuvendi i Kosovës sapo e votoi Qeverinë e re “Kurti 3” me 66 vota për, 49 vota kundër, asnjë abstenim. Kabineti i “Kurti 3” do të…

Lajme

11/02/2026 22:30

Kosova nga sot do të ketë një Qeveri fuqiplotë në pushtet, me kryeministër Albin Kurti.

Pas një viti, Kosova më nuk do të ketë Qeveri në detyrë, transemton lajmi.net.

Kuvendi i Kosovës sapo e votoi Qeverinë e re “Kurti 3” me 66 vota për, 49 vota kundër, asnjë abstenim.

Kabineti i “Kurti 3” do të përbëhet nga:

Kryeministër – Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri./lajmi.net/