Korrupsion masiv, SHBA i heq 160 milionë dollarë ndihma Afganistanit

Për shkak të korrupsionit masiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar tërheqjen e ndihmës për Afganistanin.

Bota

20/09/2019 07:42

Ndihma që iu hoq Afganistanit ka një vlerë prej 160 milionë dollarëve. ky vendim vjen 10 ditë para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale.

Lidhur me këtë vendim, Pompeo përmendi “korrupsionin e qeverisë afgane dhe keqmenaxhimin financiar” si dhe “paaftësinë e Kabulit për të menaxhuar në mënyrë transparente burimet e qeverisë amerikane”.

Masa vjen në kohën kur presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, po synon një mandat të dytë në zgjedhjet që mbahen më 28 shtator.

Autoriteti Kombëtar i Prokurimit në Afganistan ka dështuar “të përmbushë standardet për transparencën dhe përgjegjshmërinë në menaxhimin e financave publike”, tha Pompeo.

Që nga viti 2001, Afganistani ka marrë më shumë se 93 miliardë dollarë ndihmë amerikane, sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).