Korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, Haradinaj takon Komisionin Shtetëror

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit.

Lajme

17/07/2019 12:04

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se me të njëjtit është dakorduar për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i Haradinajt:

Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi. /Lajmi.net/