Koronavirusi – Ronaldo dhe shokët mund të përballen me deri 30% zbritje në pagë

Juventus është skuadra e radhës që mund të përballet me kriza ekonomike, si pasojë e Covid-19.

Sport

20/03/2020 20:58

Covid -19/koronavirusi, i përhapur me shpejtësi të madhe në Evropë e sidomos në Itali, ka bërë që të gjitha kampionatet evropiane të futbollit por jo vetëm, të suspendohen.

Meqë ka prekur edhe Serie A, klubet italiane tashmë rrezikojnë të përballen me humbje të mëdha, prandaj do të provojnë të zbresin pagat e lojtarëve.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Juventus janë gati të ulin pagat e lojtarëve deri në 30%, transmeton lajmi.net.

Yje si Cristiano Ronaldo mund të humbin deri në 30% të pagës, pasi skuadra ka nevojë të mbulojë humbjet e pësuara nga xhirot e humbura.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i lojtarëve për këtë situatë. /Lajmi.net/