Koronavirusi në Shqipëri, shtatë të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Shtatë persona me COVID-19 kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Lajme

07/12/2021 19:16

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gjithashtu të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë edhe 393 qytetarë nga gjithsej 2,793 testime të kryera.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në ndërkohë në gjithë Shqipërinë janë 6,206 pacientë aktivë me COVID-19.

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          393

Të shëruar në 24 orë       539

Të shtruar në spitale       151

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310

Raste pozitive                202,295

Raste të shëruara          192,967

Raste Aktive                      6,206

Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146

Fier                 645

Gjirokastër     537

Shkodër          435

Durrës             330

Berat               315

Elbasan           252

Vlorë                207

Lezhë               159

Korçë               89

Dibër                46

Kukës               45