Korenica: Kush e detyroi Albin Kurtin me ja falë tokën (24 hektarë) Kishës Ortodokse Serbe?
Ish-deputeti Visar Korenica ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin për t’i kaluar në pronësi Kishës Ortodokse Serbe 24 hektarë tokë në zonën e Manastirit të Deçanit – një vendim i cili kishte shkaktuar debat të madh në opinionin publik në Kosovë. Sipas Korenicës, ky hap është bërë nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare dhe…

Lajme
Ish-deputeti Visar Korenica ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin për t’i kaluar në pronësi Kishës Ortodokse Serbe 24 hektarë tokë në zonën e Manastirit të Deçanit – një vendim i cili kishte shkaktuar debat të madh në opinionin publik në Kosovë.
Sipas Korenicës, ky hap është bërë nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare dhe është konsideruar si kusht për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton lajmi.net
“Po s’ka pas çare… ishte kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zemra na dhemb, por ja ku jemi”, shkruan ai, duke theksuar se toka e Kosovës tash është vendosur nën “mbrojtje speciale”, ndërsa Kisha Serbe ka fituar “privilegje të veçanta”.
Korenica shpreh zhgënjimin e tij edhe për procesin e drejtësisë ndërkombëtare, duke krahasuar këtë rast me Gjykatën Speciale, ku siç thotë ai, “UÇK-ja akuzohet… Serbia shpërblehet”.
Në postim, ai bën një dallim mes qëndrimeve të liderëve të kohëve të ndryshme karshi presionit ndërkombëtar. Ai kujton se Kurti e ka quajtur vendimin për tokën si “të padrejtë por të pashmangshëm”, ndërsa Thaçi, në rastin e Gjykatës Speciale, kishte deklaruar se “kush është kundër gjykatës, është kundër Kosovës”.
“Ne – me kujtime lufte, e me drejtësi të munguar,” përfundon Korenica, duke lënë të hapur një pyetje për reflektim: “A do të kishe pranu ti? A do e bëje ndryshe?”
Postimi i plotë:


