Kontributi, zero
Adrian Mutu iu bashkua Ajaccios në verën e vitit të kaluar me shpresë se do të shndërrohet në një prej futbollistëve kryesor të skuadrës së promovuar në elitë. Mirëpo, ylli rumun – që pas prezantimit të tij deklaroi se do ta rivalizojë Zlatan Ibrahimovicin e PSG’së në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë…

Sport
Adrian Mutu iu bashkua Ajaccios në verën e vitit të kaluar me shpresë se do të shndërrohet në një prej futbollistëve kryesor të skuadrës së promovuar në elitë.
Mirëpo, ylli rumun – që pas prezantimit të tij deklaroi se do ta rivalizojë Zlatan Ibrahimovicin e PSG’së në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Ligue 1 – deri më tani gjatë këtij sezoni nuk ka realizuar asnjë gol e nuk ka bërë asnjë asistim në total prej 635 minutash lojë.
Duket se paraqitjet dëshpëruese të deritashme, kanë bërë që ai të largohet menjëherë nga klubi. Mutu ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin rumun, Petrolul Ploiesti, ku do të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mutu realizoi 11 gola në 28 paraqitje në edicionin e kaluar por këtë stinor e ka harruar rrugën e golit.