Kontrabandë në kufi: Policia sekuestron sasi të madhe duhani në Vërmicë

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e Policisë Kufitare, kanë sekuestruar rreth një mijë kilogramë duhan të dyshuar si i kontrabanduar në pikën kufitare të Vërmicës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, sasia e duhanit është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme në zonën kufitare. Policia…

Lajme

17/02/2026 14:36

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e Policisë Kufitare, kanë sekuestruar rreth një mijë kilogramë duhan të dyshuar si i kontrabanduar në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, sasia e duhanit është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme në zonën kufitare.

Policia ka bërë të ditur se malli i sekuestruar nuk posedonte dokumentacionin përkatës dhe dyshohet se ishte futur në mënyrë ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent rasti është iniciuar si “kontrabandë me mallra”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë në të gjitha pikat kufitare të vendit. /Lajmi.net/