Kontestet pronësore vonojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Ministria e Infrastrukturës ka gabuar në hapa në projektin për zgjerimin dhe ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, pasi që i ka nisur ndërtimet ende pa i zgjidhur kontestet pronësore, të cilat pastaj i kanë penguar punimet dhe vonuar ato.

Lajme

10/09/2014 09:55

Kështu është thënë nga OJQ “Developing Together” (DT), e cila ka kryer një hulumtim rreth ndërtimit të vetëm 7.2 kilometrave të kësaj rruge që ka nisur të ndërtohet në gusht të vitit 2013.

Por, kjo OJQ nuk ka bërë hulumtimin komplet për rrugën, një pjesë e së cilës ka nisur të ndërtohet qysh në vitin 2010 dhe për katër vjet ende nuk është finalizuar.

“Sa i përket problemit të shpronësimit vetëm në Lot-in e tretë punët kanë filluar me 120 konteste pronësore. Deri në këtë moment vetëm 20% e këtyre kontesteve janë zgjidhur”, ka thënë Driton Tafallari nga DT.