Konsumoni sa më shumë rrush të thatë, ja pse

Një nga frutat më të thata që përdoret në botë është rrushi. Ai është i shëndetshëm sidomos për ata që vuajnë nga kapsllëku, anemia…

Lifestyle

22/12/2016 01:29

Arsyet pse duhet të konsmojmë rrushin e thatë janë të shumta, përveç shijes tepër të veçantë ai është tepër i mirë dhe i shëndetshëm për organizmin tonë. Konsumimi i rrushit të thatë sjell shumë dobi në shëndet, pasi ai lufton  më shumë se dhjetë sëmundje, si qetësim i organizmit, anemisë, etheve etj.

Gjithashtu rrushi thatë ju ndihmon në shtimin e peshës, ndihmon sytë dhëmbët dhe kocka. Studime të shumta evidentojnë se rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm për prezencën  e lartë të vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve, si fosfori seleniumi, të cilët bëjnë të mundur thithjen e materieve të tjera dhe proteinave në trup.

Një tjetër e mirë që na vjen nga rrushi i thatë është edhe zgjidhja e problemit me kapsllëkun, pasi rrushi është, pasi rrushi është i pasur me fibra dhe kjo gjë ndihmon në lehtësim e kapsllëkut.

Rrushi i thatë është shumë i mirë për shtim të peshës pasi janë përplot me glukozë dhe fruktozë dhe ju dhurojnë shumë energji.

Rrushi i thatë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë variete të vitaminës B kompleks të cilët janë esenciale për përpunimin e gjakut.

Të mira të tjera që na vijnë nga konsumimi i rrushit: Një antioksidues prezent në rrush të thatë, ështe shumë efektive në parandalimn e tumoreve dhe kancerit në zorrë të trashë. Fibra në të ndihmon në nxjerrjen e vrerit nga trupi ynë, djegien e kolesterolit dhe kështu siguron shëndet të mirë kardiak.