Konsulta me partitë politike – Presidentja Osmani do të potencoj këto dy çështje
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani shumë shpejtë pritet t’i ftoj partitë politike për konsultë, pasi Albin Kurti nuk i siguroi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re. Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Bekim Kupinën, këshilltar për media i presidentes Osmani. Ai ka konfirmuar se presidentja Osmani do të potencoj dy çështje…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani shumë shpejtë pritet t’i ftoj partitë politike për konsultë, pasi Albin Kurti nuk i siguroi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Bekim Kupinën, këshilltar për media i presidentes Osmani.
Ai ka konfirmuar se presidentja Osmani do të potencoj dy çështje me rëndësi në konsultë me partitë politike.
“Presidentja Osmani, në konsultat që do t’i zhvillojë me partitë politike, do ta potencoj rëndësinë e miratimit të Buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes, si akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.”, tha fillimisht ai.
Kupina shtoi se Presidentja do të bëj thirrje për kompromis.
“Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit.”, shtoi ai.
Në fund, ai shtoi se Osmani do t’i inkurajojë partitë politike për të bashkëpunuar.
“Në këtë kuadër, Presidentja do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.”, përfundoj ai./lajmi.net/