Konkurrenti i ri i ‘Përputhen’ ia vë syrin Teas: Jam haker i zemrave të femrave

Andi i ri tregoi se cilën vajzë e pëlqen.

ShowBiz

15/01/2021 20:16

Emisionit “Përputhen” në puntantën e sotme i janë shtuar edhe disa konkurrentë të rinj, shkruan lajmi.net.

Njëri prej tyre është 24-vjepari nga Kosova, Andi, i cili ka lindur në Amerikë.

Me të hyrë në emision, ai tha se një nga arsyet përse zgjodhi të jetë pjesë e këtij emisioni është fakti që e do shumë Shqipërinë, t’ju tregojë disa leksione çunave për gocat dhe të shohë se cila nga gocat do ia rrëmbejë zemrën.

Ndërsa, kur u pyet se cilën nga vajzat pëlqen, ai përmendi Anën dhe Tean, e për këtë të fundit kishte disa fjalë.

“Tea ka treguar disa pakënaqësi ndaj Andit. Nuk kam parë as puthje tek këta të dy. Nëse nuk shkojnë bashkë unë jam gati”, deklaroi ai.

Në këtë rast, Tea i tha se kanë vendosur të dalin vetëm me Andin, ndërsa përgjigja e Andit të ri befasoi të gjithë.

Jam haker i zemrave të femrave”, përfundoi ai. /Lajmi.net/