Konjufca uron Irlandën për presidencën e BE-së, thekson rëndësinë për rrugën evropiane të Kosovës

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit Europian të BE-së për gjashtëmujorin e ardhshëm. “Urime Irlandës për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. I shpreh urimet më të mira Ministres së Punëve të Jashtme, Helen McEntee, dhe…

Lajme

03/07/2026 13:18

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit Europian të BE-së për gjashtëmujorin e ardhshëm.

“Urime Irlandës për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. I shpreh urimet më të mira Ministres së Punëve të Jashtme, Helen McEntee, dhe ekipit të saj për një mandat të suksesshëm dhe produktiv”.

Konjufca shkroi se “përkushtimi i vazhdueshëm i Irlandës ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian ka një rëndësi të veçantë për rrugën europiane të Kosovës”, ndërsa shtoi se “pres me padurim bashkëpunimin e ngushtë me Presidencën irlandeze gjatë muajve në vijim”.