Konjufca takon anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca ka takuar sot anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë. Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se kanë shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve. “Z. Czernin, ashtu siç edhe z. Fischer dhe të gjithë delegacionit i shpreha mirënjohjen për kontributin e…

Lajme

23/04/2024 17:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca ka takuar sot anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se kanë shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Z. Czernin, ashtu siç edhe z. Fischer dhe të gjithë delegacionit i shpreha mirënjohjen për kontributin e Çekisë në drejtim të Kosovës, që ka ardhur ndër vite, e ku veçova angazhimin për paqe dhe siguri në kuadër të NATO-s, për çështjen e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në strukturat evropiane apo ndërkombëtare”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Konjufca ka shtuar ndër të tjera se kanë biseduar edhe për çështje të aktualitetit, ku kanë qenë të një mendimi se siguria rajonale dhe ajo evropiane është në interesin e përbashkët të vendeve tona dhe të gjithë atyre që ndajnë vlerat dhe aspiratat e demokracisë, të cilat duhet t’i mbrojmë bashkërisht përkundër autokracive që me destruktivitetit të tyre duan të minojnë të ardhmen. “Delegacioni çek vlerësoi faktin që Kosova ka qëndruar përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë”, ka shtuar Konjufca.

Postimi i plotë: