APRK: Po shiten certifikata të rreme në emër të institucionit tonë, keni kujdes
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, ka njoftuar qytetarët se kohëve të fundit kanë identifikuar disa raste të falsifikimit dhe shitjes së certifikatave të rreme në emër të këtij institucioni përmes platformave online dhe rrjeteve sociale. Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre…
Lajme
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, ka njoftuar qytetarët se kohëve të fundit kanë identifikuar disa raste të falsifikimit dhe shitjes së certifikatave të rreme në emër të këtij institucioni përmes platformave online dhe rrjeteve sociale.
Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi çdo certifikatë e lëshuar nga APRK është e verifikueshme përmes kanaleve zyrtare dhe lëshohet vetëm sipas procedurave ligjore në fuqi.
“Blerja apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Ftojmë të gjithë qytetarët që në rast se hasin në oferta të tilla apo dyshime për falsifikim, t’i raportojnë menjëherë pranë organeve kompetente ose drejtpërdrejt në Agjencinë e Punësimit. Bashkë mund të kontribuojmë në ruajtjen e integritetit të institucioneve dhe mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet”, thuhet në njoftim të APRK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: