Konjufca takohet me homologun e tij shqiptar: Biseduam për integrimin euro-atlantik të Kosovës, dhe rëndësinë e Shqipërisë në këtë proces

Ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës në Tiranë, ku ka takuar edhe homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxhën. Ai ka thënë se me të kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat, për të shtyrë përpara…

Lajme

14/04/2026 16:55

Ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës në Tiranë, ku ka takuar edhe homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxhën.

Ai ka thënë se me të kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat, për të shtyrë përpara interesin kombëtar.

“Me fokus të veçantë diskutuam për integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe rolin e rëndësishëm që Shqipëria vazhdon të luajë në mbështetje të këtij procesi. Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e Ministrit Hoxha dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në çdo platformë globale, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe avancimin drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka thënë se kanë bisduar edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar mes dy vendeve për angazhimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare kudo në botë, si një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror i vendeve tona.

“Në margjinat e Samitit, mora pjesë gjithashtu në një panel diskutimi së bashku me Ministrin Hoxha dhe përfaqësues të tjerë nga trevat shqiptare, ku u trajtua roli i diasporës shqiptare dhe nevoja për të bërë më shumë në drejtim të përfshirjes së saj. Kosova dhe Shqipëria përveç se ndajnë gjuhën, historinë e sakrificën, ndajnë dhe një të ardhme të përbashkët, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë së bashku, me përkushtim dhe vizion të qartë”, ka shkruar Konjufca. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: