Formacionet zyrtare Atletico Madrid – Barcelona

Sonte në mbrëmje, Atletico Madrid pret FC Barcelonën në “Metropolitano”, në një përballje vendimtare për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka një avantazh të rëndësishëm 2-0 nga ndeshja e parë, rezultat që i jep qetësi lojtarëve para tifozëve të vet. Megjithatë, madrilenët nuk po kalojnë formën…

Sport

14/04/2026 20:10

Sonte në mbrëmje, Atletico Madrid pret FC Barcelonën në “Metropolitano”, në një përballje vendimtare për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka një avantazh të rëndësishëm 2-0 nga ndeshja e parë, rezultat që i jep qetësi lojtarëve para tifozëve të vet. Megjithatë, madrilenët nuk po kalojnë formën më të mirë në javët e fundit, çka e bën këtë përballje më të hapur nga sa duket.

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet sot më 14 prill, nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Atl. Madrid (4-4-2): Musso; Molina, Le Normand, Lenglet, Ruggeri; Simeone, Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez.

Barcelona (4-2-3-1): Garcia J.; Kounde, Garcia E., Martin, Cancelo; Gavi, Pedri; Lamine Yamal, Fermin, Torres; Olmo.