Konjufca priti në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Jean Marie Speich

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich. Në takim kryetari Konjufca shprehu vlerësimin e tij për avancimin e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Kosovës, tashmë edhe me themelimin zyrtar të Misionit të Veçantë të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Kryetari Konjufca shprehu…

Lajme

29/03/2024 15:35

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich.

Në takim kryetari Konjufca shprehu vlerësimin e tij për avancimin e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Kosovës, tashmë edhe me themelimin zyrtar të Misionit të Veçantë të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Kryetari Konjufca shprehu bindjen se raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore dhe ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete.

Po ashtu, kryekuvendari shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e tij për Papa Françeskun II për mbështetjen e tij ndaj komunitetit katolik në veçanti, por edhe mbarë popullit të Kosovës në përgjithësi.

Të dyja palët shprehën konsideratën mbi kulturën e veçantë të tolerancës dhe vëllazërisë që ekziston tek shqiptarët e të gjitha besimeve fetare.

Konjufca theksoi gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të miratuar plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare, të cilat tashmë janë përgatitur, por votimi i tyre është bllokuar nga bojkoti i deputetëve të Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/