Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu

Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka reaguar pas kërcënimit të raportuar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, që detyroi evakuimin e ndërtesës dhe ndaloi punën e Kuvendit. Sipas Konjufcës, kërcënimi është marrë seriozisht nga autoritetet, ndërsa të gjitha grupet parlamentare po veprojnë në përputhje me udhëzimet e Policisë. “Kërcënimi ka qenë…

Lajme

05/07/2025 11:30

Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka reaguar pas kërcënimit të raportuar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, që detyroi evakuimin e ndërtesës dhe ndaloi punën e Kuvendit.

Sipas Konjufcës, kërcënimi është marrë seriozisht nga autoritetet, ndërsa të gjitha grupet parlamentare po veprojnë në përputhje me udhëzimet e Policisë.

“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, deklaroi Konjufca për mediat.

Policia e Kosovës njoftoi më herët se është duke trajtuar rastin si kërcënim serioz dhe po kryen kontrolle të detajuara në objektin e Kuvendit./Lajmi.net/