Konjufca: Fusnota nuk mund të ndryshohet pa dashtë Serbia

Shefi i Grupit, Glauk Konjufca ka thënë se fusnota nuk mund të ndryshohet pa dashtë Serbia.

Lajme

30/03/2017 11:36

“Ne jemi deputetet të përgjegjshëm nëse i rregullojmë gabimet e qeverisë. Fusnota ishte e dëmshme dhe e gabueshme por kjo ishte një zgjidhje të cilën vështir mund ta ndryshojmë pasi është e varur nga Serbia. Sado që Kosova të mos pajtohet ne ja kemi lidh duart vetvetes sepse pa dashtë Serbia fusnota nuk mund të hiqet”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, veprimet e Serbisë duken krejtësisht një pikëpamje jorealiste.

“Vetëvendosje po kërkon që Kosova ta njoh vetveten. Kosova duhet të jetë shteti i 114 që e njeh Kosovën”, ka thënë Konjufca./Lajmi.net/