Konflikti i tensionuar Izrael-Iran, Trump bisedon me Putinin në telefon
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan sot një bisedë telefonike. Këshilltari kryesor i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov th se tema e bisedës ishte konflikti i fundit midis Iranit dhe Izraelit. Ushakov tha se Putin dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë…

Bota
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan sot një bisedë telefonike.
Këshilltari kryesor i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov th se tema e bisedës ishte konflikti i fundit midis Iranit dhe Izraelit.
Ushakov tha se Putin dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e kthimit në negociatat mbi programin bërthamor iranian.
Ai gjithashtu tha se Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën.
Raportohet se Trump-Putin diskutuan në telefon rreth pesëdhjetë minuta. Ushakov e përshkroi bisedën si thelbësore dhe të dobishme, raporton kosovapress.