Konfirmon vetë Dybala rikthimin e tij për Juventusin
Paulo Dybala ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram, duke njoftuar për rikthimin e tij.
Sport
Sulmuesi i Juventusit pësoi një lëndim të ligamentit të tij në gjurin e majtë në fillimin e muajit janar ndaj Sassuolos, shkruan lajmi.net
Ai këto ditë është rikthyer në stërvitje dhe ka postuar një fotografi me mbishkrimin: “Drejt rikthimit”.
Drejtuesit e Juventusit konfirmuan në Sky Sprot Italia se lëndimi i argjentinasit nuk është serioz dhe do të rikthehet shpejt.
Akoma nuk dihet nëse Dybala do të rikthehet për ndeshjen e nesërme ndaj Romës, apo për duelin kundër Napolit më 13 shkurt./Lajmi.net/
View this post on Instagram