Konfirmohet vrasja e një qytetari të Kosovës në Siri
Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica. “…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha zëdhënësi, Baki Kelani. Në raportimet e para, përfshirë edhe mediat lokale, thuhet se personi i…
Lajme
Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.
“…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha zëdhënësi, Baki Kelani.
Në raportimet e para, përfshirë edhe mediat lokale, thuhet se personi i vrarë është me inicialet S.D. (emër i njohur për redaksinë).
Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.
Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.
Librat islamikë në burgje
Ata kryesisht janë rreshtuar në krah të organizatave tashmë të shpallura terroriste, siç janë: i ashtuquajturi Shteti Islamik – IS dhe Al-Nusra.
Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.
Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.
Ndërkaq, një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që disa të tjerë ende po përballen me drejtësinë.
Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes “programeve rehabilituese dhe të risocializimit”, pa përjashtuar edhe masat ligjore.
Izolimi i Kosovës, një nga faktorët që çon në radikalizëm./REL