Konfirmohet nga Sahiti: Valon Berisha mungon ndaj Spanjës

Drejtori sportiv i Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar se mesfushori Valon Berisha do mungojë ndaj Spanjës.

Sport

31/03/2021 15:13

Berisha pësoi lëndim para sfidës me Suedinë, gjë që ndikoi të mos ishte i pranishëm në atë ndeshje, derisa tani do humbasë edhe ndeshjen ndaj Spanjës, pavarësisht që udhëtoi me skuadrën në Sevilla, transmeton lajmi.net.

Ishte Sahiti që për “Klan Kosova” e konfirmoi mungesën e Berishës.

Kjo do jetë mungesë e madhe, ngase mungojnë edhe disa yje të tjerë si Amir Rrahmani dhe Arijanet Muric.

Ndërkohë, ndeshja nis në ora 20:45 dhe zhvillohet në “La Curtuja”./Lajmi.net/