Konfirmohet lidhja e Kanye West me Irina Shayk, reperi festoi ditëlindjen me modelen në Francë

20:17 | 9 Qershor 2021

Ata kanë konfirmuar thashethemet për një romancë të re mes divorcit të Kanye me Kim Kardashian.

Në imazhet ekskluzive të marra nga DailyMail.com, Kanye mund të shihet duke bërë një shëtitje romantike me Irina, 35 vjeç, në Provence, Francë, ku ata po qëndrojnë në një hotel luksoz, transmeton lajmi.net.

Në mënyrë të qartë, dyshja u panë të martën në ditën e ditëlindjes së 44-të e reperit. Të njëjtën ditë, Kim, 40 vjeç, i postoi imazhe atij në rrjetet sociale, duke i uruar ditëlindjen dhe i shprehu dashurinë.

Thashethemet për romancën e çiftit filluan në fund të muajit të kaluar, me pretendimet se Kanye ishte ‘fshehurazi’ duke dalë me supermodelen ruse, e cila ndan një fëmijë me aktorin Bradley Cooper.

Në fotografi, dyshja mund të shihet duke shijuar ikjen e tyre e rrethuar nga një fshat i bukur madje duke ndaluar për të bërë disa fotografi të Irinës, pasi ata dukeshin se ishin shumë komod me njëri-tjetrin.

Çifti gjithashtu mund të shihej duke kaluar çaste së bashku pranë skulpturës Giant Crouching Spider nga Louise Bourgeois në Qendrën e Artit Château La Coste.

Ndryshe, Franca ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar për yllin Yeezy, i cili ka kaluar një kohë të gjatë atje me gruan e tij Kim – pasi e kishte çuar me vrap për në Paris kur filluan të takoheshin për herë të parë në 2012.

Duket se Kanye tashmë është jashtëzakonisht i dashur për Irinën, pasi ka zgjedhur të kalojë ditën e tij të veçantë me modelen e mrekullueshëm në një vend që ai e mban afër zemrës së tij./Lajmi.net/