Konfirmohet: “Erdhi dita” që Albin Kurti të takohet me Listën Serbe

Kryetari i VV-së, Albin Kurti do të takohet  me përfaqësues të Listës Serbe.

Lajme

30/01/2020 12:11

Kjo është konfirmuar edhe nga zyra për media e partisë së Kurtit, shkruan lajmi.net.

Ata kanë thënë se në kuadër të bisedimeve për krijimin e qeverisë, Kurti do të ketë edhe me përfaqësues nga komuniteti serb.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”,  kanë thënë nga zyra për media e VV-së.

Kujtojmë se ishte vet kryetari i VV-së, Albin Kurti ai që kishte shfaqur qëndrime të ashpra për Listën Serbe, në kohën sa ky subjekt ishte në koalicion me PAN-in. /Lajmi.net/