Konfirmohen specifikat e ‘BMW M3’ 2020

Ka pasur zëra të ndryshëm në lidhje me 'M3'-shin e ri të kompanisë prodhuese të automobilave, BMW, por kjo e fundit nuk ka konfirmuar detajet zyrtare të specifikimeve.

Auto & Tek

13/03/2019 17:00

Por, kreu i planifikimeve të produkteve të BMW’së, Carsten Pries, së fundmi foli me Evo’n, duke zbuluar disa informacione pikante në lidhje me sedanin e ardhshëm sportiv të kompanisë, transmeton lajmi.net.

M3 i ri do të pajiset me motorin 3.0 litërsh, i cili do të jetë i aftë që të pompojë 473 kuajfuqi, transmeton lajmi.net.

Megjithëse Evo nuk ka bërë të ditur ende asgjë në lidhje me posedimin e transmisionit, llojin apo numrin e shpejtësive, tipi M3 i vitit 2018 posedonte 6 sosh.

‘M3’ i ri do të bëjë debutimin e tij në shtator në 2019-ën në ‘Frankfurt Motor Show’. /Lajmi.net/