Konfirmohen dy raste të reja pozitive me COVID-19 te Atletico Madrid

El Chiringuito ka konfirmuar gjatë ditës së sotme se në klubin e Atletico Madrid kanë rezultuar dy lojtarë pozitivë me COVID-19.

Sport

30/01/2021 11:48

Media Spanjolle raporton se Yannick Carrasco dhe Mario Hermoso janë dy lojtarët që kanë rezultuar së fundmi pozitivë.

Përpos këtyre rasteve, sot është konfirmuar edhe një rast në skuadrën e Athletic Bilbaos.

Atletico Madrid do të zhvillojë nesër (e diel) ndeshjen e ardhshme si mysafirë ndaj Cadiz./Lajmi.net/