Konferenca e plotë e Giresse para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut
Alain Giresse iu është drejtuar medieve në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Irlandës.

Sport
Selektori ndër të tjera foli për mungesat dhe pritshmëritë që ai ka para këtij takimi. Së bashku me të ishte edhe mbrojtësi anësor, Lirim Kastrati.
Më poshtë gjeni konferencën e plotë.
Mirë se erdhët në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Siç po e shihni, në konferencë me ne janë selektori Alain Giresse dhe Lirim Kastrati.
Të dy do ta bëjnë një hyrje të shkurtër dhe pastaj janë të hapur për pyetjet tuaja, duke filluar me pyetjet për Lirimin, në mënyrë që të lirohet më shpejt për t’iu bashkëngjitur stërvitjeve, kurse selektori do të jetë në dispozicion deri në fund të konferencës – Bajram Shala
Mirëdita dhe përshëndetje të gjithëve!
Jemi këtu para lojës kundër Irlandës së Veriut. Jemi para një situate të veçantë për shkak të mungesës së dy lojtarëve për shkak të kartonëve të kuqë. Këta lojtarë iu shtohen listës së mungesave te lojtarët e paftuar dhe të lënduar.
Jemi në vështirësi pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre.
Mirëpo, padyshim, ne do të tentojmë të përshtatemi dhe të përgatitemi sa më mirë për lojën e nesërme. – Alain Giresse
Përshëndetje!
Kemi pasur një lojë të mirë, por s’e morëm rezultatin që deshëm. Tashmë jemi fokusuar tek Irlanda e Veriut dhe synojmë rezultat pozitiv. – Lirim Kastrati
Pyetjet:
Disponimi është mirë, humbja është pjesë e lojës. Duhet ta tregojmë veten. Presim një rezultat të mirë nesër. – Lirim Kastrati (Për atmosferën brenda skuadrës pas humbjes).
Pa dyshim, mungesat që do t’i kemi do të sjellin ndryshime në ekip. Sa i përket Muriqit, do ta shohim sot situatën me të dhe shpresojmë se do të jetë gati për ndeshjen e radhës. – Alain Giresse (Për lëndimin e Muriqit)
Mendoj se, para se gjithash, është mosha e lojtarëve. Ekipi ynë përbëhet nga lojtar të rinj dhe ndosht mungesa e përvojës në ndeshje ndërkombëtare që shkakton rezultate jo të kënaqshme.
Pa dyshim, pjesa fizike është shumë me rëndësi, veçmas kur luajmë me britanikë të cilët vrapojnë shumë, kështu që edhe ne do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë kur dihet se do të kemi duele të shumta gjatë përballjes. – Alain Giresse (Për moshën e skuadrës së Kosovës)
Janë ekip që luajnë fizikisht mirë, janë të fortë dhe luajnë mirë. Sa u përket kujtimeve, më kujtohet se shënova një gol ndaj tyre me kokë, gjë që nuk ishte arma ime më e fortë. – Alain Giresse (Për kombëtaren e Irlandës së Veriut).
Unë thjesht sqarova se ç’duhet të kemi për të qenë një klub i madh dhe ajo është përvoja. Siç e përmendët edhe ju, Liga e Kombeve dhe kompeticione të tilla ndikojnë në pjekurinë e lojtarëve. Pos kësaj, duhet të luajmë edhe lojë të tjera, edhe më larg kualifikimeve.
Gjithsesi, klubet me të cilat po luajmë kanë shkuar edhe më larg në të kaluarën, andaj kjo mund ta bëjë diferencën. – Alain Giresse (Për arsyen e rezultateve jo të mira).
Jemi përgatitur për t’u ndeshur ndaj Irlandës. Sa i përket presionit, unë nuk e di çka do të thotë presioni, ndoshta ju nga ana juaj e shihni ndryshe. – Alain Giresse (Rreth presionit pas humbjes ndaj Greqisë).
Nuk kam çka të them për Pogba. Mendoj se ai vazhdon të jetë lojtar i madh. Ai luajti disa sezone me Man Utd. Nuk e di ç’do të ndodh me karrierën e tij, por kam një opinion të mirë për të. – Alain Giresse (Për Pogban).
Konferencën mund ta ndiqni këtu ./Lajmi.net/