Komunat e Kosovës sot protestojnë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta në qytetet e Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestat, të thirrura nën moton “Jo në emrin tim”, do të mbahen sot. Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, tubimet në qytetet ku veprojnë…

Lajme

25/09/2026 09:30

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta në qytetet e Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat, të thirrura nën moton “Jo në emrin tim”, do të mbahen sot. Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, tubimet në qytetet ku veprojnë degët e OVL UÇK-së do të zhvillohen në orare të ndryshme.

Sipas orarit të publikuar, protestat do të mbahen:

-Podujevë – ora 17:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”;

-Prizren – ora 19:00,Shadërvan;

-Istog – ora 17:00, Parku i Qytetit;

-Rahovec – ora 17:00, Sheshi i Qytetit;

-Kaçanik – ora 17:30, Sheshi i Qytetit;

-Drenas – ora 17:30, Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”;

-Deçan – ora 17:00, Qendra e Qytetit;

-Gjilan – ora 17:00, Para Teatrit të Qytetit;

-Prishtinë – ora 21:00, Sheshi “Skënderbeu”.

OVL-UÇK ka deklaruar se protestat synojnë të shprehin mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe vlerat e luftës çlirimtare. Organizata ka bërë thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.