Komuna e Vushtrrisë sërish ndan nga 120 euro për secilin fëmijë të porsalindur 

Komuna e Vushtrrisë edhe gjatë këtij viti do të ndajë nga 120 euro për secilin fëmijë që lind në këtë qytet.

Lajme

02/03/2021 09:27

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka thënë se buxhetin e kanë siguruar, derisa procedurat e aplikimit janë të njëjta sikurse në dy vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi,

Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë.

Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale!

Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!
Urime ? /Lajmi.net/