Komuna e Vushtrrisë ndan 251.000 euro për bizneset
Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 251 mijë euro ndihmë ekonomike për bizneset që po përballen me vështirësi si pasojë e pandemisë COVID-19.
Lajme
Sipas njoftimit të komunës, nga 569 biznese të cilat i janë përgjigjur thirrjes për aplikim, 513 prej tyre kanë përfituar nga pakoja ekonomike për sektorin e mikro-biznesit në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se përfituesit do të marrin mjetet sapo të procedohen nga Thesari i Shtetit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, të nderuar biznesmen të vyer dhe punëtor vushtrrias
251.150
nga pako ekonomike e Komunës sot është dërguar si ndihmë për sektorin e mikro biznesit në Vushtrri 