Komuna e Prishtinës vendos ndarje fizike në rrethrrotullimin e lagjes Arbëria
Komuna e Prishtinës, ka vendosur ndarjet fizike në rrethrrotullimin në lagjen Arbëria në kryeqytet, ndarje kjo e cila mënjanon krijimin e kolonave të gjata po ashtu çrregullimin që shpesh ndodhë në rrethrrotullim.

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për vendosjen e kësaj ndarje fizike në rrethrrotullim ka thënë se ngritë nivelin e sigurisë deh ndihmon rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës.
Sot po ashtu gjatë ditës, komuna ka filluar ngritjen e vendkalimeve.
Këtë veprim fillimisht Ahmeti tregon se e kanë ndërmarrë në “Rrugën B”, duke premtuar se do vazhdojë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.
Me këtë rast, Ahmeti ka treguar se ndërhyrja e fundit në vendkalime është bërë për sigurinë dhe kujdesin e këmbësoreve dhe pjesëtarëve në komunikacionin rrugor.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, sot po ashtu kanë bërë zgjidhjen për shmangien e tollovisë së krijuar në qendër të kryeqytetit më konkretisht në rrugën “Qamil Hoxha”.
Në këtë rrugë janë vendosur pengesa sinjalizuese të cilat ndalojnë parkimin e veturave para kafeneve në qendër të Prishtinës.
Pengesat e vendosura vazhdojnë nga rruga “Qamil Hoxha” deri në sheshin “Nënë Tereza”.