Komuna e Prishtinës organizon zgjedhje në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal

Komuna e Prishtinës në një postim në “Facebook” ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të mbahen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal. Qëllimi i kësaj iniciative është që përmes këtyre përfaqësuesve të lagjeve, ata të dërgojnë nevojat dhe kërkesat e lagjeve në komunë, që më pas kjo të intervenojë…

Lajme

28/03/2024 10:48

Komuna e Prishtinës në një postim në “Facebook” ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të mbahen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal.

Qëllimi i kësaj iniciative është që përmes këtyre përfaqësuesve të lagjeve, ata të dërgojnë nevojat dhe kërkesat e lagjeve në komunë, që më pas kjo të intervenojë në riparim të infrastrukturës ose investimeve të reja kapitale në lagjet e qytetit.

“Komuna e Prishtinës bënë me dije për banorët e kryeqytetit se së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal. Kjo iniciativë demokratike ka një rëndësi të veçantë për ne të gjithë, prandaj është esenciale që ju, qytetarë të nderuar, të angazhoheni në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse lokale, duke ndikuar kështu në përparimin e lagjes dhe të Prishtinës në përgjithësi.

Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.” /Lajmi.net/