Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratë 8-vjeçare me 24 operatorë privatë të transportit publik

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë 8-vjeçare me 24 operatorë privatë të transportit publik. Për këtë ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook. Rama ka shkruar se me këtë marrëveshje, operatorët do të paguhen nga komuna për çdo kilometër të shpenzuar e që sipas tij kjo do të garantoj efikasitet…

Lajme

07/10/2024 12:09

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë 8-vjeçare me 24 operatorë privatë të transportit publik.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.

Rama ka shkruar se me këtë marrëveshje, operatorët do të paguhen nga komuna për çdo kilometër të shpenzuar e që sipas tij kjo do të garantoj efikasitet më të madh dhe shërbim më të mirë për qytetarët tanë, shkruan lajmi.net.

“Kjo reformë do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së autobusëve, pra do të blihen të rinj nga operatorët, dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis, duke ulur ndotjen dhe trafikun në qytet”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: