Komuna e Prishtinës jep sqarime rreth incidentit të keqtrajtimit të një qeni në strehimoren e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka dhënë sqarime lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e Strehimores së kryeqytetit, ku shihej një person teksa keqtrajtonte një qen. Sipas Komunës, njeriu që e kryente këtë akt nuk ishte punëtor i kësaj strehimoreje, por punëtor i kompanisë së sigurimit të këtij objekti. “Duke e konsideruar të papranueshëm dhe të…

Lajme

09/06/2025 18:23

Komuna e Prishtinës ka dhënë sqarime lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e Strehimores së kryeqytetit, ku shihej një person teksa keqtrajtonte një qen.

Sipas Komunës, njeriu që e kryente këtë akt nuk ishte punëtor i kësaj strehimoreje, por punëtor i kompanisë së sigurimit të këtij objekti.

“Duke e konsideruar të papranueshëm dhe të dënueshëm çdo akt dhune ndaj kafshëve, ju informojmë se ndaj punonjësit në fjalë janë marrë masa të menjëhershme disiplinore, konkretisht: largimi i tij përfundimtar nga detyra, nga ana e kompanisë së sigurimit.

Drejtoria për shërbime publike dhe të gjithë partnerët e saj angazhohen maksimalisht në respektimin e standardeve për mirëqenien e kafshëve dhe dënojnë çdo sjellje që cenon dinjitetin dhe trajtimin e tyre të drejtë”, thuhet në sqarimin e Komunës së Prishtinës.