Komuna e Prishtinës jep paligjshëm tenderin 240 mijë eurosh

Është konstatuar se Komuna e Prishtinës cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka bërë shkelje në tenderin që peshon hiq më pak se 242 mijë e 950 euro.

Lajme

23/01/2015 19:31

Në tenderin, furnizim me makineri për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit, kjo komunë ka shpërblyer me tenderë kompaninë “Agri Bau” edhe pse kjo e fundit nuk ka plotësuar kërkesat e specifikacionit për automjete. 

Kompania fituese në tenderë kishte ofruar makineritë me motor benzinë, përderisa në specifikacionet e komunës kërkohej që automjetet të jenë me motor dizel. 

Duke marrë parasysh këto shkelje, Organi shqyrtues i Prokurimit që ndryshe njihet si ‘gjykata e tenderëve’ ka urdhëruar komunën e Prishtinës që këtë tenderë ta kthejë në rivlerësim. 

Ky vendim i OSHP-së ka ardhur pas një ankese që kjo e fundit ka pranuar nga një kompani ofertuese.

“Paneli shqyrtues gjatë seancës dëgjimore konfirmoi se OE i rekomanduar për kontratë nuk ka përmbush kërkesat e dosjes së tenderit në aneksin 1 specifikimet e detyrueshme, kjo u vërtetua në shikimin e ofertës se tij para panelit shqyrtues. Në kërkesat e AK tek makineria është kërkuar motori diesel, 1 cilindrash, fuqia 3.4 deri 4.5 kilovat, pesha 89 deri 100 kg, dhe numri shkalleve transmetuese – para – pas, ndërsa, OE i rekomanduar për kontratë ka ofruar në katalogun V725, këto specifika; Motori Benzine 1 cilindër, fuqia 7.65 KW, numri shkalleve transmetuese vetëm para, pesha 105 kg” thuhet në vendimin e OSHP-së.

Në anën tjetër, arsyetimi i komunës së Prishtinës se kompania e rekomanduar për kontratë ka ofertuar me motor dizel dhe benzinë, për panelin shqyrtues është e papranueshme pasi në dosjen e tenderit nuk kanë qenë të lejuara variantet se OE pjesëmarrës mund të ofertojnë me motor dizel apo benzinë.

Po ashtu paneli shqyrtues gjeti se OE i rekomanduar për kontratë nuk ka plotësuar piken 3 dhe 5 të kapaciteti teknik dhe profesional.

“Andaj pas shqyrtimit të shkresave të lëndës i dosjen e tenderit, specifikimet

teknike,raportin e ekspertizës, përgjigjet në raport të ekspertizës nga AK dhe OE ankues dëgjimin e palëve gjatë seancës dëgjimore, prezantimin e provave, panelit shqyrtues gjeti se AK Komuna e Prishtinës me rastin e zhvillimit të aktivitetin e prokurimit “Furnizim me makineri për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit”, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 7, dhe 59 të LPP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së, shkruan Gazeta Tribuna.