Komuna e Prishtinës dhe grevistët e “Pastrimit” arrijnë marrëveshje, mbajnë së bashku konferencë për media

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Këshillin e Grevistëve të kompanisë “Pastrimi”. Për të dhënë detaje në lidhje me këtë, ata do të mbajnë sot një konferencë të përbashkët për media. “Ju njoftojmë se është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të Ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës…

Lajme

17/06/2025 16:43

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Këshillin e Grevistëve të kompanisë “Pastrimi”.

Për të dhënë detaje në lidhje me këtë, ata do të mbajnë sot një konferencë të përbashkët për media.

“Ju njoftojmë se është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të Ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës së punëtorëve para objektit të Komunës. Ftoheni të merrni pjesë në deklaratën e përbashkët për media të Komunës dhe Këshillit Grevist, e cila do të mbahet sot, në orën 16:30 para objektit të Komunës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/