Komuna e Mitrovicës Jugore shpërblen me kontratë kompaninë që nuk plotësoi kriteret, po ashtu e paguan më shumë se sa ka buxhetuar

Komuna e Mitrovicës Jugore në tenderin 'Ndërtimi i infrastrukturës në Lagjen e Re në fshatin Frashër' i ka dhënë kontratën një kompanie që nuk ka plotësuar disa nga kriteret në dosje të tenderit

Lajme

10/11/2021 12:10

Ligji për Prokurim Publik përcakton që ofertat duhet të vlerësohen në bazë të kritereve të përcaktuara në dosje të tenderit. Po ashtu, buxheti për këtë kontratë ka qenë i planifikuar: 450,000 kurse janë paguar 486,186 EUR apo 36,186 EUR më shumë.

Infografika më poshtë ? bënë një krahasim në mes të kërkesave në dosje të tenderit dhe atyre që ka prezantuar kompania Urban O.P në ofertën e saj. /D+