Komuna e Junikut s’ka para për pëfundimin e projekteve (Video)
Komuna e Junikut kishte 77 mijë euro në dispozicion për të rregulluar një rrugicë në Haxhaj, për të asfaltuar një tjetër si dhe për të rregulluar varrezat e qytetit.

Lajme
Por asnjëra nga këto punë nuk do realizoheshin pa ndihmën e organizatave të huaja. Parat e pakta që kishin nuk u mjaftonin për përfundimin e këtyre projekteve.
Kryetari Agron Kuci e kishte kritikuar publikisht qeverinë në vitin e kaluar se e diskriminoi kur e ndau buxhetin. Por tani me plotësim ndryshimin e ligjit për financat e pushtetit lokal për vitin e ardhshëm komuna e tij do të këtë 5 fish më shumë para për investime kapitale, rrafsh 367 mijë euro.
E këto fonde, kryetari Agron Kuqi do t’i investojë në ndriçim e asfaltim të rrugëve e projekte tjera infrastrukturore.
