Komuna e Deçanit inauguron një shteg të ri malor që lidh qytetin me Bjeshkën e Madhe

Komuna e Deçanit ka njoftuar se sot është inauguruar shtegu i ri malor i cili do të lidh qytetin e Deçanit me Bjeshkën e Madhe në kuadër të shtegut Via Dinarica, duke çuar drejt Liqenit të Zemrës. Sipas njoftimit të Komunës së Deçanit, ky shteg i ri ofron pamje mahnitëse të peisazheve malore unike për…

Lajme

15/09/2024 18:37

Komuna e Deçanit ka njoftuar se sot është inauguruar shtegu i ri malor i cili do të lidh qytetin e Deçanit me Bjeshkën e Madhe në kuadër të shtegut Via Dinarica, duke çuar drejt Liqenit të Zemrës.

Sipas njoftimit të Komunës së Deçanit, ky shteg i ri ofron pamje mahnitëse të peisazheve malore unike për nga bukuria.

“Komuna e Deçanit, në kuadër të Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, po punojnë për të zhvilluar këto bukuri natyrore në mënyrë të qëndrueshme, duke krijuar mundësi të reja për turizëm, rekreacion dhe eksplorim të natyrës. Inaugurimi i shtegut është rezultat i punës së palodhshme të Kryetarit Ramosaj, Drejtorit Demhasaj dhe ekipit të Visit Deçanit, si dhe përkrahjes së Ojq-ve që merren me aktivitete të turizmit si: Marijashi, Shkëlzen Haradinaj, Happy Trails dhe Klubin Alpin nga Gjilani për kontributin e çmuar në promovimin e turizmit në Deçan!”, thuhet në njoftim. 
Në fotografitë e publikuara nga Komuna e Deçanit shihet se në këtë inaugurim ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-s dhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë: