Abdixhiku vazhdon me fushatë, shkon në një shtëpi në Shtimje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka filluar herët fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai sot ka vizituar fshatin Muzeqinë të Shtimës ku u prit nga familja Shahini në shtëpinë e tyre. “Asgjë më mirë se takimet me familjet kosovare! Sonte, ishim në fshatin Muzeqinë të Shtimes, në vatrën e familjes Shahini.…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka filluar herët fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai sot ka vizituar fshatin Muzeqinë të Shtimës ku u prit nga familja Shahini në shtëpinë e tyre.
“Asgjë më mirë se takimet me familjet kosovare! Sonte, ishim në fshatin Muzeqinë të Shtimes, në vatrën e familjes Shahini. Takova kryefamiljarët e këtij fshati si pjesë e përbashkimit tonë të madh.
I nderuar me pritjen e ngrohtë që po na bëhet në çdo anë. Kështu, me kaq ngrohtësi e entuziazëm, rrugën e re e bëjmë bashkë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: