Komplimentoi një vajzë në publik, Adi Krasta përfundon me syrin e nxirë

Me anë të një postimi në Instagram, moderatori i njohur Adi Krasta ka sjellë në kujtesë një episod të jetës së tij.

ShowBiz

04/06/2018 23:46

Kjo është historia e moderatorit të njohur të ekranit shqiptar, i cili për një kompliment që i bëri një vajze përfundoi me syrin e nxirë. Ka qënë vetë Adi Krasta, ai që e ka rikujtuar këtë episod të sikletshëm të jetës së tij duke postuar një foto në rrjetin e tij “Instagram”.

Sipas asaj që u tha atë kohë moderatori përfundoi me syrin e nxirë sepse komplimentoi një nga vajzat e publikut. Gjithçka ndodhi në spektaklin e para të tij pas viteve ’90-të, “12 vallëzime pa një të shtunë”.

”Ishte koha kur te vinin burrat pas per nje kompliment ne tv”, kishte shkruar ai pranë fotos.

https://www.instagram.com/p/BjmgjJUHouP/?taken-by=adi_krasta