Kompeticioni i mjekrave më të çuditshme për vitin 2019, ja disa fotografi

Qindra njerëz nga e gjithë bota kanë shkuar në Antwerp në Belgjikë për kampionatin botëror të mjekrës dhe mustaqeve për këtë vit.

Fun

19/05/2019 20:39

Disa stile spektakolare janë shfaqur në këtë kompeticion, duke përfshirë majat mahnitëse dhe mustaqe të zverdhura, pasi konkurrentët ballafaqohen për t’u bërë mbretër të kësaj përballjeje, transmeton lajmi.net.

Konkursi kategorizon konkurrentët në tre: mustaqe, mjekër të pjesshme dhe mjekër të plotë.

Që nga viti 2001, ngjarja është mbajtur çdo dy vjet në vende të ndryshme anembanë botës, duke përfshirë Anglinë dhe Gjermaninë. /Lajmi.net/