Kompany: Zërat për zëvendësimin e Guardiola tek City janë qesharakë
Së fundmi është folur se skaudra e Manchester City po planifikon të zëvendësojë trajnerin Pep Guardiola.
Sport
Rezultatet jo të mira të ‘Citizens’ kanë bërë që Liverpool të shkëputet me 11 pikë, plus një ndeshje më pak, duke bërë që edhe zërat për zëvendësimin e Pep Guardiola të rriten.
Lidhur me këto zëra ka komentuar edhe Vincent Kompany, i cili e ka cilësuar Guardiolan si më të mirin, dhe zërat për zëvendësimin e tij i ka cilësuar qesharakë.
“Nuk jam duke menduar për atë gjë. Nëse do të isha në pozitën për të vendosur, unë do të bëja çdo gjë për të mbajtur Pep aq gjatë sa do të mundja. Ai është më i miri” ka thënë Kompany, transmeton lajmi.net.
“Të themi se dikush do të afrohej, do të ishte spekulim qesharak” ka shtuar belgu që tashmë është tek Anderlecht.
Kompany ka regjistraur 360 paraqitje me Manchester City gjatë 11 viteve të tij. Ai është shpallur kampion nën urdhrat e Guardiolas, kur mbante edhe shiritin e kapitenit. /Lajmi.net/