Kompany zbulon një sport të ri

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany duket se ka zbuluar një sport të ri, pasi ‘shënoi një gol’ duke e bartur një punëtor të klubit. Qendërmbrojtësi i fuqishëm belg e ngriti të ‘gjorin’ Brandon Ashton – përgjegjës për përgatitjen e uniformave të futbollistëve – para se ta shëtiste në fushën e stadiumit në Etihad duke…

Sport

16/01/2014 07:00

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany duket se ka zbuluar një sport të ri, pasi ‘shënoi një gol’ duke e bartur një punëtor të klubit.

Qendërmbrojtësi i fuqishëm belg e ngriti të ‘gjorin’ Brandon Ashton – përgjegjës për përgatitjen e uniformave të futbollistëve – para se ta shëtiste në fushën e stadiumit në Etihad duke e lëshuar brenda portës.

Veprimi qesharak u xhirua nga televizioni i Cityt, derisa ekipi përgatitej për ndeshjen e përsëritur kundër Blackburn Rovers në kuadër të xhiros së tretë në FA Cup, të cilin e fituan me rezultat të thellë 5:0.

Dhe, duke u bazuar në buzëqeshjet, ndoshta Kompany duhet të zbulojë një sport të ri dhe mund të dal kampion absolut?