Kompany trajner – lojtar tek Anderlecht – Kush qëndron pas vendimit të tij?

Vincent Kompany në mënyrë të befasishme ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën belge, Anderlecht.

Sport

19/05/2019 13:14

Ylli belg do të jetë në pozitën e lojtarit dhe trajnerit njëkohësisht, në një kontratë tri vjeçare me skuadrën.

Por, prapa këtij vendimi duket se ka gisht edhe Pep Guardiola, nga i cili Kompany është motivuar jashtëzakonisht shumë.

“Pep Guardiola ringjalli dashurinë time për futbollin. Kam marrë pjesë, analizuar, observuar e studiuar. Man City luan futbollin që unë dua të luhet” ka thënë fillimisht Kompany, transmeton lajmi.net.

“Është futbolli që unë dua ta mësojë dhe ta shoh duke u luajtur. Unë kam vendosur ta marrë këtë sfidë tek Anderlecht” ka shtuar ndër të tjerash ish kapiteni i City.

Duket se puna me Guardiolan në dy vitet e fundit ka bërë që Kompany të mendoj për projekte më të mëdha. /Lajmi.net/