Kompany në Serie A (FOTO)

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany mund të transferohet në Serie A.

Merkato

21/10/2016 12:04

Vincent Kompany nuk ka të ardhme në Manchester City.

Pep Guardiola ka vendosur ta largojë mbrojtësin nga “Etihad Stadium”.

Dhe, reprezentuesi belg ka filluar të konsiderojë të ardhmen e tij në klub.

Në ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Inter ka shprehur interesim për transferimin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

Kompany mund të nënshkruajë me “Nerazzurrët” pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, nëse klubi italian arrin t’ia plotësojë kërkesën për rrogë e cila në City është mjaft e lartë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.